Zbulohen aktorët që do të prezantojnë “Festivalin e Këngës në RTSH”

Pas “Këngës Magjike”, e gjithë vëmendja ka shkuar për “Festivalin e 57 të RTSH”-së, që pritet të mbahet në datat 20, 21 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Koncerteve.

Teksa janë prezantuar këngëtarët që do të marrin pjesë në këtë festival, ditën e sotme janë bërë publik edhe emrat e personazheve që do të prezantojnë atë.

Fest-2

Gjatë tre netëve të festivalit, do të jenë aktori i njohur Viktor Zhusti si dhe ylli ndërkombëtar, aktorja shqiptaro-kanadeze Ana Golja që do të prezantojnë këngëtarët pjesëmarrës. Ana Golja është aktore shqiptaro-kanadeze, e cila hodhi hapat e parë të karrierës në vitin 2005. 22-vjeçarja është e njohur në rolin e Zoe Rivas në dramën “Degrassi: Next Class”./Panorama Plus