“Zgjodha dashurinë, jo luksin!” Venera Lumani komenton fejesën me Lind Islamin

Ditën e ditëlindjes së saj këngëtarja Venera Lumani ka marrë propozimin për fejesë nga i dashuri i saj, këngëtari Lind Islami. Pas urimeve të shumta që ka marrë në rrjete sociale Venera ka bërë një postim ku shprehet se nuk ka rëndësi luksi për dashuria e vërtetë. “Ju falënderoj pafund për urimet e sinqerta dhe kërkoj ndjese sepse e kam të pamundur për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve. Ju ndiej si familje e madhe andaj duhet të mendojmë një mundësi që t’ju kemi të ftuar të gjithëve në dasmë. P.S Ndiqni dashurinë, jo luksin!Kur ke dashurinë i ke dhënë përgjigje çdo situatë,”përfundon Venera në Instagram, sipas Express.